Paris Saint-Germaini ka firmosur me mbrojtësin francez, Lucas Digne.
Digne është kthyer nga Aston Villa te Parisi, ndërsa firmosi kontratë deri në vitin 2029 me fituesin e Ligës së Kampionëve.
Sipas mediumeve angleze, PSG-ja ka aktivuzuar klauzolën për lirim të Dignes prej 8,5 milionë funte.
Digne është kthyer te Parisi pas 11 vjetësh. I kishte kaluar dy vjet te PSG-ja, nga viti 2013 deri në vitin 2015.
33-vjeçari ka luajtur edhe për Romën, Barcelonën e Evertonin.