Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe mungon ndaj Bayernit, tri javë jashtë fushe

Paris Saint-Germaini do të jetë pa sulmuesin kryesor, Kylian Mbappe në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Bayernit që zhvillohet më 14 shkurt.

Ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në këtë ndeshje për shkak të lëndimit që e pësoi në duelin e fundit të PSG-së, të cilin e fitoi të mërkurën mbrëma ndaj Montpellierit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbappe lëndoi muskulin e këmbës dhe ekipi francez ka njoftuar se ai do të pauzojë tri javë.

Kjo do të jetë një goditje e madhe për Parisin, i cili gjithashtu javën e ardhshme do të jetë mysafir i Marseillet në kuadër të Kupës së Francës.