Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paredes pritet t’i bashkohet PSG-së

Skuadra franceze, Paris Saint-Germain, beson se ka gjetur më në fund një pasues të futbollistit Thiago Motta.

Ajo ka identifikuar yllin e skuadrës Zenit St Petersburg, Leandro Paredes, si një njeri që mund të marrë përsipër qendrën e mesfushës, transmeton ksp.

Paris United ka raportuar se skuadra franceze ka dërguar përfaqësues për t’u takuar me 24 vjeçarin argjentinas.