Paris Saint-Germaini ka transferuar mesfushorin Leo Paredes nga Zeniti për 40 milionë euro.
Argjentinasi ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë me kampionin francez.
25-vjeçari më parë ka luajtur edhe te Boca Juniors e te Roma.
Lojtari do të bartë fanellën me numrin 8 te skuadra e re.