Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi synon Paredesin

Skuadra e Juventusit po synon transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germainit, Leandro Paredes.

Te Juventusi po e shohin Paredesin si zëvendësim ideal për brazilianin Arthur Melo, i cili nuk do të jetë në gjendje të kthehet në fushë deri në fund të këtij viti për shkak të operimit.

Mediumet italiane kanë raportuar se Juventusi së shpejti do ta kontaktoj PSG-n në lidhje me Paredesin, i cili ka kontratë me ekipin francez deri në verën e vitit 2023.

Paredes 27-vjeçar pritet të largohet nga Parisi gjatë kësaj vere dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro.

Ai është pjesë e PSG-s, prej vitit 2019 kurse sezonin e fundi, ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 36 ndeshje në të gjitha garat.