Kampioni i Italisë, Juventusi, ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Paris Saint-Germainit, Leandro Paredes.
Argjentinasi 26-vjeçar, pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Juventusit, Andrea Pirlo që ka kërkuar transferimin e tij gjatë kësaj vere. Paredes ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2023, por mund të largohet nga kampioni i Francës për një ofertë prej 20 milionë eurosh.
Ai në janar të këtij viti iu bashkua PSG-së, kurse karrierë ka bërë edhe te Zeniti, Roma, Empoli, Boca Juniors e Chievo.