Leart Paqarada ishte transferimi i parë i skuadrës së Koelnit. Sidoqoftë, nuk dihej për një kohë të gjatë nëse ai me të vërtetë do të luante për Koelnin.
Paqarada 28-vjeçar kaloi te Koelni si futbollist i lirë nga skuadra e rangut të dytë e futbollit gjerman, St. Pauli.
Transferimi në fakt ishte kompletuar në mesin e muajit janar.
Por në fund të muajit mars, FIFA ia bllokoi transferimet ekipit të Bundesligës dhe e ardhmja e Paqaradës ishte e paqartë. Megjithatë, ky dënim nga FIFA zgjati deri në fund të muajit maj, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e pezulloi atë.
“Kam qenë vazhdimisht në kontakt me zyrtarët e Koelnit dhe gjithmonë kam pasur ndjenjë të mirë. Në fakt, isha me disponim të mirë gjithmonë sepse e dija se kjo do të kishte përfundim të mirë”, ka thënë Paqarada nga kampi stërvitor në Austri, shkruan “Bild” të shtunën.
Edhe
Pavarësisht ndalesës së transferimeve, Paqarada i bashkohet Koelnit
“Nuk jam marrë me asnjë temë tjetër. Po shikoja për një apartament dhe kam nënshkruar kontratën e marrëveshjes edhe para vendimit të CAS-it. Rrezikova”, ka thënë ai.
Paqarada, megjithatë kishte shqetësime, pasi duhej të jepte më të mirën edhe për skuadrën e St. Paulit.
“Duhet të them se kjo më mbajti të zënë në ditët dhe javët e para. Por më pas, çështja u la anash sepse duhej t’i përkushtohesha klubit tim St. Paulit dhe të koncentrohesha në edicionin që kishim. Për fat të mirë të gjitha shkuan si duhet për mua dhe Koelnin”, ka shtuar Paqarada.
Paqarada, babai i të cilit ishte trajner portierësh në Leverkusen ndërsa tani kujdeset për fushat e futbollit, ka folur edhe për transferimin te Koelni.
Me Koelnin, Paqarada nënshkroi kontratë deri në vitin 2026, ndërsa vlerësohet si zëvendësues i Jonas Hectorit në krahun e majtë të mbrojtjes. 33-vjeçari Hector është pensionuar.
Edhe
Paqarada i gatshëm për debutim në Bundesligë
“Gjithmonë ka qenë ëndërr të luajë për Koelnin. Familja ime është këtu – është gjëja më e mirë që ka mundur të më ndodhë. Nëse mund ta zëvendësojë Jonasin menjëherë, atëherë duhet të luajë këtu edhe për 20 vjet të tjera. Nuk e kam atë kohë. Mendoj se ai ka lënë një zbrazëtirë të madhe. Por, puna ime nuk është ta zëvendësojë Jonasin, nuk mund ta bëj këtë. Do të mundohem ta ndihmojë ekipin në mënyrën time. Por, do të doja që të luaja me Jonasin së bashku në skuadër”, ka deklaruar Paqarada.
Paqarada nuk shqetësohet nëse tifozët do të bëjnë krahasime të tij me Hectorin.
Ai ritheksoi se zëvendësimi i tij do të jetë i vështirë për atë që Hectori ka bërë për klubin, por do të mundohet ta jap më të mirën në fushën e lojës.
Futbollisti i Kosovës, 28-vjeçari Paqarada karrierën e ka nisur te të rinjtë e Werder Bremenit, e më pas iu bashkua të rinjve të Leverkusenit. Nga Leverkuseni II në vitin 2014 kaloi te Sandhauseni, skuadër te e cila qëndroi deri në vitin 2020.
Edhe
St. Pauli përshëndet Paqaradën
Pas tre vjetësh të kaluar te St. Pauli, bëri hapin më të madh në karrierë.
Për herë të parë do të luajë në Bundesligë.