Sport

Paqarada humb penalltinë, dueli i shqiptarëve mbyllet baras

Leart Paqarada humbi penalltinë për skuadrën e St. Paulit në Bundesliga 2.

Paqarada ishte titullar në barazimin e St. Paulit dhe Paderbornit 2:2 të shtunën, ndeshje që i takoi xhiros së gjashtë të kampionatit të rangut të dytë gjerman.

Paqarada ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen, ndërsa penalltinë e humbi në minutën e 50-të të ndeshjes. Pati mundësinë për ta barazuar rezultatin në 1:1, por nuk e shfrytëzoi.

Në stol te St. Pauli ishte Betim Fazliji.

Te Paderborni, Florent Muslija luajti deri në minutën e 80-të.

Paderborni është lider me 13 pikë, aq sa ka edhe Darmstadti i vendit të dytë pas gjashtë ndeshjeve.

St. Pauli ka tetë pikë në mesin e tabelës.