Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paqarada dhe Fazliji eliminohen nga Kupa e Gjermanisë

St. Pauli ishte afër që të kalonte në 1/8 e finales së Kupës së Gjermanisë, por në minutën e 93-të, Matthias Ginter shënoi për Freiburgun për të barazuar rezultatin në 1:1 dhe për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. Për St. Paulin kishte shënuar Lukas Daschner në minutën e 42-të.

Golin e fitores dhe të kalimit tutje për Freiburgun e shënoi Michael Gregoritsch në minutën e 119-të.

Futbollistët e Kosovës, Leart Paqarada dhe Betim Fazliji ishin titullar te St. Pauli. Të dy u ndëshkuan me karton të verdhë. Fazliji u zëvendësua në kohën shtesë, kurse Paqarada luajti 120 minuta.