Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiq, ka theksuar pas barazimit 1:1 me Drenicën të shtunën, fitorja do të vijë shpejtë.
Panadiq e fitoi vetëm pikën e parë me Ferizajn prejse e zëvendësoi Arbnor Morinën në postin e trajnerit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPati tri disfata të njëpasnjëshme.
“Kemi marrë pikë të rëndësishme dhe kjo është si përgjigje e asaj që kemi punuar gjatë kësaj jave. Kemi luajtur në mënyrë fantastike në aspektin taktik. Kemi limituar Drenicën me një apo dy gjuajtje në portë. Djemtë dhanë gjithçka në fushë. Duhet t’i falënderoj dhe t’i përshëndes për gjithë energjinë që kanë dhënë. Prej një gabimi të vetëm që bëmë në pjesën e parë morëm gol. Gjithë javën kemi punuar që të jemi më konkret dhe topat të jenë të saktë dhe vertikal. Sot kërkova që mbrojtja të jetë më lartë e vendosur dhe të bëj më shumë presion. Në pjesën e parë kemi bërë shumë mirë, përveç golit që morëm. Nëse vazhdojmë kështu, fitorja do të vijë”, është shprehur Panadiq.