Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Palhinha mund të transferohet te Tottenhami

Tottenhami është duke synuar që të dërgojë ofertë zyrtare për mesfushorin e Sportingut, Joao Palhinha, para fundit të këtij muaji, ka shkruar “Jornal de Noticias” të mërkurën.

Antonio Conte e pëlqen jashtëzakonisht shumë futbollistin 26-vjeçar, për të cilin interesim ka shprehur edhe skuadra e Manchester Unitedit.

Palhinha ka zhvilluar 25 ndeshje në elitën e futbollit të Portugalisë në edicionin e sivjetmë.

Ka shënuar tre gola gjithsej.