Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pa gola pas pjesës së parë në Podujevë

Është mbyllur pa gola pjesa e parë ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, ndeshje kjo që po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Kjo është ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, në të cilën Llapi po synon përmbysjen e rezultatit nga dueli i parë për të avancuar në finale.

Dueli i parë i luajtur javën e shkuar, ka përfunduar 2:1 në të mirë të Prishtinës.

Në duelin në Podujevë, Llapi gjatë pjesës së parë ishte më dominues dhe regjistroi më shumë raste por nuk arriti të shënojë gol.

Në anën tjetër, Prishtina shënoi gol në minutën e 39-të nëpërmjet Otto Johnin, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit të sistemit VAR.