Goli i Victor Osimhenit ia ka siguruar Nigerisë një pikë në ndeshjen e parë të Kupës së Afrikës.
Nigeria barazoi të dielën me Guinenë Ekuatoriale me rezultatin 1:1. Iban Salvador shënoi për Guinenë Ekuatoriale në minutën e 36-të, kurse sulmuesi i Napolit shënoi dy minuta më pas për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Ndërkohë, nikoqiri Bregu i Fildishtë, e ka nisur me fitore kampanjën.
Bregu i Fildishtë fitoi të shtunën me rezultatin 2:0 ndaj Guinea-Bissaut. Seko Fofana i dha “Elefantëve” epërsinë në minutën e katërt, kurse Philippe Krasso, shënoi për 2:0 në minutën e 58-të. Bregu i Fildishtë ka tri pikë në vendin e parë të Grupit A.
Artikuj të ngjashëm