Nigeria ka bërë hap të madh për kalimin e grupit në Kupën e Afrikës.
Nigerianët të enjten në mbrëmje mposhtën 1:0 nikoqirin e turneut, Bregun e Fildishtë, dhe është afruar kalimit në fazën e 16-të përfaqësueseve më të mira. Momenti vendimtar i ndeshjes ishte në minutën e 55-të.
Qendërmbrojtësi i Bregut të Fildishtë, Ousmane Diomande, shkaktoi penallti në Victor Osimhenin, ndërsa William Troost-Ekong, ishte i saktë nga penalltia për fitoren e madhe. Guinea Ekuatoriale dhe Nigeria kanë nga katër pikë, ndërsa Bregu i Fildishtë ka tri pikë.
Guinea Bissau është në vendin e fundit, pa pikë. Bregu i Fildishtë duhet ta mposhtë Guinenë Ekuatoriale në ndeshjen e fundit të hënën, për ta kaluar grupin.