Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guinea Ekuatoriale “shkatërron” Bregun e Fildishtë

Bregu i Fildishtë ka pësuar disfatë të thellë nga Guinea Ekuatoriale në Kupën e Afrikës. Bregu i Fildishtë pësoi disfatë me rezultatin 4:0 të hënën, në ndeshjen që i takoi Grupit A të Kupës së Afrikës.

Emilio Nsue shënoi në minutën e 42-të për 1:0, ndërsa në minutën e 73-të Pablo Gante realizoi për 2:0.

Dy minuta më vonë Nsue shënoi edhe golin e dytë personal për 3:0, derisa dy minuta pa përfunduar takimi, Jannick Buyla shënoi golin e katërt.

Guinea Ekuatoriale është në vendin e parë me shtatë pikë sa ka edhe Nigeria. Bregu i Fildishtë mbetet me tri pikë, derisa Guinea Bissau mbetet e fundit pa pikë.

Artikuj të ngjashëm