Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osimheni i gatshëm ta ndihmojë Napolin

Sulmuesi Victor Osimhen është ta ndihmojë Napolin për pjesën e dytë të sezonit pasi ka tejkaluar lëndimin e shpatullës. Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Osimheni do të kthehet në fushë në fillim të muajit të ardhshëm kur edhe rifillon Serie A pas pushimit të shkurtër.

21-vjeçari, u lëndua në ndeshjen kundër Bolognas muajin e shkuar dhe i ka munguar Napolit në dhjetë duelet e fundit në të gjitha garat.

Përkundër rikuperimit nga lëndimi, Osimheni nuk do të jetë në formacionin e Napolit për ndeshjen kampionale kundër Torinos, që zhvillohet të mërkurën. Krahas tij, Napolit në duelin e fundit të këtij viti në kampionatin Italian, do t’i mungojë edhe sulmuesi tjetër, Driens Mertens.

Artikuj të ngjashëm