Milani është në bisedime të avancuara me Divock Origin dhe sulmuesit të Liverpoolit i është dhënë drita e gjelbër për të kaluar te Milani si transferim i lirë.
“Calciomercato” shkruan të mërkurën se drejtori i Milanit, Paolo Maldini, e pëlqen shumë reprezentuesin belg, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit.
Origi ka shënuar pesë gola në 14 paraqitje për Liverpoolin këtë edicion, përfshirë dhe një kundër Milanit në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi belg do ta vendos të ardhmen e tij në javët e ardhshme, por ai shihet si përforcimi i duhur i Milanit për edicionin 2022/23.
Me këtë lëvizje, edhe e ardhmja e Zlatan Ibrahimoviqit shihet larg “San Siros”.
Ibrahimoviq përfiton 7 milionë euro në sezon, por në këtë edicion është përballur me shumë lëndime.