Juventusi ka njoftuar se francezi Paul Pogba e ka kryer me sukses operimin.
Francezi vendosi të operohet pas stërvitjes së dytë në fushën Continassa të mbajtur të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezultatet e testeve nuk ishin të kënaqshme dhe të hënën në mbrëmje Pogba kreu operacionin.
“Operacioni u krye nga Roberto Rossi në prani të mjekut të ekipit të Juventusit, Luca Stefanini, dhe ishte një sukses i plotë”, shkruan në njoftimin e Juventusit të martën.
Sipas “Sky Sport Italia”, Pogba mund të kthehet pas gjashtë javësh, që nënkupton se ai do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës “Katari 2022”.
Pogba kishte vendosur të mos i nënshtrohej operacionit muajin e kaluar për ta shmangur rrezikun e humbjes së Kupës së Botës.
Pogba u rikthye te Juventusi për herë të dytë në verë të këtij viti. Ai ka nënshkruar kontratë me klubin nga Torino deri në vitin 2026.