Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Okafor, i pasigurt për të ardhmen

Sulmuesi Noah Okafor nuk është i sigurt për të ardhmen e tij, shkruan të martën “Gazzetta dello Sport”. Ai është pjesë e Salzburgut, por pritet të largohet në fund të këtij sezoni pas interesimit të madh nga klubet e shumta.

Okafor ka pranuar se ka marrë oferta, por nuk e di nëse karrierën do ta vazhdojë në Angli, Spanjë, Gjermani apo Itali. 22-vjeçari ka shpërthyer këtë edicion, duke shënuar nëntë gola me fanellën e Salzburgut, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

“Nuk e di, ende nuk kam vendosur për të ardhmen. Ka shumë oferta, por të presim fundin e këtij sezoni dhe pastaj të shohim ofertën më konkrete”, ka thënë Okafor.

Në mesin e skuadrave që kanë shprehur interesim për Okaforin, janë Chelsea, Milani, Borussia Dortmundi e Atletico Madridi.