Noah Okafor është i vendosur të largohet nga Salzburgu në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa e ardhmja e tij ende nuk dihet. Por, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit te Milani.
“Është një ekip shumë i fortë. Po flasim për një klub të madh, me një histori legjendare. Qoftë Anglia, Spanja, Italia apo Gjermania, kanë bukurinë e vet. E njëjta gjë vlen edhe për klubin. Kur të ketë diçka konkrete, do ta vlerësojmë të gjithë së bashku, duke analizuar faktorët e ndryshimit”, ka thënë Okafor, raporton të mërkurën “Calciomercato”.