Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Oezil në radarin e Newcastlet

Pronarët e rinj te ekipit nga Premier League, Newcastle Unitedit kanë shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit Mesut Oezil, kanë raportuar të mërkurën mediumet turke.

Bëhet e ditur se ekipi anglez së shpejti do t’i nisë bisedimet me përfaqësuesit e Oezilit, i cili është pjesë e skuadrës nga Turqia, Fenerbahçe.

Oezil është i gatshëm të rikthehet në Angli dhe Newcastle do të synojë transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. Oezil në fillim të këtij viti iu bashkua Fenerbahçes nga Arsenali, ekip për të cilin luajti prej vitit 2013.

Këtë sezon, 33-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në dhjetë ndeshje në të gjitha garat për ekipin turk. Ai ka kontratë me Fenerbahçen deri në verën e vitit 2024.