Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ka regjistruar të gjitha rezultatet e ndeshjeve të 1/8 së finales të Kupës së Kosovës, me përjashtim të asaj ndërmjet Feronikelit ’74 dhe Trepçës ’89.
Në njoftimin e lëshuar të mërkurën në sajtin zyrtar të FFK-së, ka bërë të ditur se rezultati i duelit mes Feronikelit ’74 dhe Trepçës ’89, do të regjistrohet pas kompletimit të lëndës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Regjistrohen ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, me rezultatet e arritura në fushë me përjashtim të ndeshjes Feronikeli ’74 -Trepçës’89, e cila do të regjistrohet pas kompletimit të lëndës”, thuhet në vendimin e Komisionit të Garave.
Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje, të cilën e fitoi Feronikeli ’74 (1:0), skuadra nga Mitrovica ka bërë ankesë.
Në ankesën e paraqitur, 89-shi ka kërkuar nga Komisioni i Garave që mos ta regjistrojë ndeshjen e luajtur në Drenas, pasi në protokollin zyrtar të prezantuar nga Feronikeli ’74, janë aktivizuar lojtarë që nuk kanë qenë të regjistruar konform rregullores për regjistrimin, statusin dhe transferimin e lojtarëve.
Bazuar në këtë ankesë, 89-shi ka kërkuar fitoren me rezultat zyrtar dhe avancimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Sipas ekipit mitrovicas, lojtarët që u aktivizuan ndesh me rregulloret e FIFA-s dhe FFK-së, ishin Donat Hasani, Fitim Susuri, Adem Maliqi, Endrit Baholli, Shpresim Zogu dhe Armend Blakqori.