Sport

Nuk kanë të ndalur golat qesharakë në Mal të Zi

Mali i Zi

Golat qesharakë nuk kanë të ndalur në kampionatin e Malit të Zi në futboll. Në fundjavë vëmendja ishte te portieri i Petrovcit, skuadrës së vendit të dytë. 

Marko Kordiq në dy raste bëri ndërhyrje gati qesharake dhe kontribuoi që Petrovci të mposhtet 3:2 nga Jedinstvo. 

Në fakt shpesh në Mal të Zi shënohen gola qesharakë dhe dyshimet për kurdisje janë të mëdha.

Sa i takon ndeshjes së luajtur të shtunën, në minutën e 90-të Kordiq dhe mbrojtësi Radosh Dediq kanë ndërhyrë aq keq sa që skena duket e pabesueshmel, pos shumë e dyshimtë. Në fund Dediq shënoi autogol për fitoren 3:2 të ekipit kundërshtar.