Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bilanci turpërues i Malit të Zi në Evropë

Bilanci turpërues i Malit të Zi në Evropë

Mali i Zi po kalon moment shumë të vështirë sa i takon përfaqësimit evropian me skuadrat e futbollit.

Katër ekipe nga Mali i Zi i kanë luajtur dhjetë ndeshje evropiane këtë muaj. Dhe i kanë humbur të gjitha, shkruan “index.hr” të premten.

Goldallimi në këto ndeshje është 7:21.

Mornari, Deçiqi dhe Petrovci janë ndaluar në pengesat e para në Ligën e Konferencës. Kampionia, Sutjeska, dështoi në Ligën e Kampionëve e më pas edhe në Ligën e Konferencës. I pësoi dy humbje të tjera.