Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dy gabimet e rënda të portierit i kushtuan shumë Vushtrrisë

Vushtrria

Dy gabimet e rënda të portierit Marvin Brozi, i kushtuan shumë skuadrës së Vushtrrisë.

Ndeshja derbi e javës së 27-të në Ligën e Parë të Kosovës ndërmjet Vushtrrisë dhe Trepçës ’89 e luajtur të dielën në Vushtrri përfundoi baras 2:2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në golin e parë të Adem Maliqit të Trepçës ’89 në minutën e 18-të, portierit Brozi i iku topi nga këmbët, kurse në golin e dytë për barazimin 2:2, portieri Brozi nuk kapi topin e harkuar nga një futbollist i Trepçës ’89 dhe nga  afërsia shënoi gol Ensar Beqiri.

Për Vushtrrinë golat i shënoi, urim Statovci. Fillimisht për 1:1 në minutën e 38-të, kurse për epërsinë 2:1 në minutën e 45-të.

Ndërkohë janë zhvilluar edhe pesë ndeshje tjera të dielën: Suhareka – Vëllaznimi (1:3), Vjosa – 2 Korriku (2:2), Kika – Besa Peja (0:1), Liria – Prizreni (4:1) dhe Dinamo – Ramiz Sadiku (2:0).

Të shtunën Feronikeli 74 fitoi 2:0 ndaj KEK-ut, kurse të hënën luhet ndeshja Rilindja 1974 – Trepça.


Tabela - Dy vendet e para ngjiten në Superligë, vendi i tretë dhe i katërt luajnë ndeshje për të shkuar në finalen e barazhit kundër vendit të tetë të Superligës. Vendi i 17 dhe 18 bien nga liga, ndërsa i 16-ti luan në barazh.