Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vushtrria befason Gjilanin për fitoren e parë të sezonit

Vushtrria

Vushtrria e ka shënuar fitoren e parë të sezonit duke e ka befasuar Gjilanin. 

Ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll të zhvilluar të shtunën pasdite në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Vushtrria e fitoi me rezultatin 1:0. 

Golin e vetëm të ballafaqimit e realizoi sulmuesi Urim Statovci, në minutën e 60-të. 

Vushtrria që ka tri pikë në pozitën e dhjetë, të fundit në Superligë, barazohet me pikë me Llapin e parafundit. 

Gjilani mbetet me 11 pikë në mesin e tabelës.