Skuadra shqiptare nga Tuzi, Deçiqi, ka fituar 3:0 në udhëtim ndaj Mladostit, të mërkurën. Pas humbjes së Buduqnostit , Deçiqi është lider në kampionatin e Malit të Zi me 42 pikë.
Por goli i parë i Deçiqit, i shënuar nga Bojan Mitiq, ishte shumë i dyshimtë. Kur ai gjuajti nga zona, mbrojtësi kundërshtar kërceu për të liruar rrugën drejt portës. Mediat në Mal të Zi kanë raportuar shumë për golin, të cilin e vlerësuan skandaloz.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa pasur shumë gola të tillë në të kaluarën në Kosovë e me shumë gjasë do të ketë sërish në fazën finale të kampionatit, kur kurdisja e rezultateve del në pah.
Kishte bërë bujë shmangia e portierit të Dukagjinit në një ndeshje shumë të dyshimtë të edicionit të kaluar.