Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

17-vjeçari shqiptar vendos derbin në Mal të Zi

Mark Gjokaj

Sulmuesi i krahut, Mark Gjokaj, ka udhëhequr Deçiqin e Tuzit në fitoren ndaj Buduqnostit në Podgoricë.

Të shtunën mbrëma, skuadra shqiptare nga Tuzi fitoi 2:0 në derbin e xhiros së dytë të kampionatit të Malit të Zi.

17-vjeçari Gjokaj ka dëshmuar se bëhet fjalë për talent të madh, duke i realizuar të dy golat. Ai shënoi supergol për 2:0, me goditje nga distanca.

Është edicioni i tretë i Gjokajt në elitën e Malit të Zi. Në edicionin e kaluar e shënoi një gol në 27 paraqitje. Dhe të shtunën i realizoi dy gola. 

Gjokaj paraqitet për të rinjtë e Malit të Zi.