Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka vlerësuar fitoren 1:0 të skuadrës së tij ndaj Prishtinës.
Drita nuk ishte në presion të rezultatit, ndërsa pikët i janë dashur Prishtinës.
“Çdo ndeshje e fituar është realisht e bukur. Kundërshtari ishte në presion të rezultatit, por jo edhe ne. Ne jemi të fokusuar te ndeshja e Kupës. Prishtina ka cilësi për të luajtur ndeshje më të shpejtë, më dinamike”, ka thënë Nuhiu.
“Fokusi ynë është te Kupa”, ka shtuar Nuhiu që ditë më parë vazhdoi kontratën me Dritën.