Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i ka përgëzuar lojtarët e skuadrës që drejton për angazhimin që e patën në derbin ndaj Gjilanit, të mërkurën.
Ai tha se në ndeshje të forta duhet të shfrytëzohen gjitha mundësitë që vijnë, gjë që sipas tij, nuk ndodhi të mërkurën.
“Bëmë paraqitje realisht të mirë. Në pjesën e parë krijuam shumë. Në ndeshje derbi nuk vijnë shumë raste, ndërsa ne nuk i shfrytëzuam ato që i patëm. Në pjesën e dytë patëm mundësi të mira, por nuk realizuam. Na mungoi qetësia para portës për ta mbyllur ndeshjen. Djemtë bënë gjithçka në këtë duel. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, sepse krijuam shumë. Zëvendësimet i bëmë për të mos rrezikuar. Deri në fund të kampionatit do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Secilin lojtar do të mundohemi ta mbajmë në formë”, është shprehur Nuhiu pas ndeshjes.