Përfaqësuesja e Norvegjisë në hendboll u llogarit autsajdere pasi u mposht nga Rusia në raundin preliminar. Por medalistja e bronztë e “Euro 2020” e ka kthyer formën e mirë.
Të premten Norvegjia e vazhdoi serinë e fitoreve në Evropianin e hendbollit. Fitoren e tretë të njëpasnjëshme e shënoi kundër Gjermanisë, 28:23.
Norvegjia barazohet me pikë me Suedinë (4) në Grupin II, prapa lideres Spanjës, që ka gjashtë pikë. Gjermania është në pozitën e katërt me dy pikë, aq sa ka edhe Rusia. Polonia është e fundit pa pikë.
Është ky “raundi kryesor” i Grupit II të Kampionatit Evropian të hendbollit, me Bratisllavën si nikoqire e grupit.
Që prej humbjes nga Rusia, Norvegjia i fitoi tri ndeshjet tjera me 105 gola të realizuar e 83 të pranuar.
Vetëm tre hendbollistë të Norvegjisë që luajtën të premten në mbrëmje nuk shënuan asnjë gol, ndërsa më i dalluari ishte Erik Thorsteinsen Toft.
Spanja shënoi fitore të madhe përballë Rusisë me rikthim të rezultatit, 26:25. Ishte ndeshja e 17-të rresht pa disfatë e spanjollëve.
Suedia ndërkohë triumfoi pa telashe kundër Polonisë, 28:18. Ishte fitorja e dytë rresht e suedezëve.