Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Norvegjia kampione e Evropës në hendboll

Hendbollistet e Norvegjisë e kanë fituar titullin e kampioneve të Evropës. Norvegjia e ka fituar për herë të tetë titullin e Evropës, që është rekord.

Në finale Norvegjia triumfoi 22:20 ndaj Francës.

Nora Mork, Veronika Egebakken Kristiansen dhe Stine Ruscetta Skogrand me nga katër gola ishin realizatoret më të mira te Norvegjia, te Franca më e mira ishte Pauletta Foppa me 5 gola. 

Ndërkohë Kroacia e ka fituar medaljen e bronztë. Në ndeshjen për vendin e tretë e mposhti Danimarkën me shifrat 25:19.

Për hendbollistet e Kroacisë është medalja e parë në një ngjarje të madhe.

Artikuj të ngjashëm