Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Norvegjia e kalon grupin pas fitores së thellë

Përfaqësuesja e Norvegjisë ka shënuar fitore të thellë të dielën në Botërorin e futbollisteve.

Norvegjia mposhti Filipinet me rezultatin 6:0, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Eden Park” të Aucklandit në Zelandën e Re.

Sophie Roman Haug shënoi “hat-trick”. Golit të parë e të dytë iu gëzua në minutën e gjashtë dhe të 17-të.

Caroline Hansen realizoi në minutën e 31-të, kurse Alicia Barker shënoi autogol në minutën e 48-të.

Për 5:0 realizoi Guro Reiten në minutën e 53-të. Nga minuta e 67-të, Filipinet mbetën pa Sofia Harrisonin që u ndëshkua me të kuq.

Edhe Norvegjia fiton me vështirësi ndaj Danimarkës Futboll Norvegjia fiton me vështirësi ndaj Danimarkës

Ndërkohë golit të tretë personal dhe të gjashtit të Norvegjisë, Haug iu gëzua në minutën e pestë të kohës shtesë.

Norvegjia e kalon fazën e grupeve nga vendi i dytë me katër pikë. Katër pikë i ka edhe Zelanda e Re në pozitën e tretë, por me goldallim më të dobët. Filipinet eliminohen me tri pikë, në vendin e fundit.

Grupin A e ka fituar Zvicra, që ka grumbulluar pesë pikë.

Zvicra të dielën barazoi pa gola me Zelandën e Re.

Në Grupin H, Kolumbia e mposhti Gjermaninë 2:1, që ishte një prej fitoreve më befasuese në Botërorin për futbolliste.

Edhe Dembele shkëlqen me “hat-trick”, Franca fiton grupin Botërori 2026 Dembele shkëlqen me “hat-trick”, Franca fiton grupin

Linda Caicedo shënoi në minutën e 52-të për epërsinë e Kolumbisë, kurse Alexandra Popp, barazoi shifrat një minutë para fundit.

Megjithatë, Manuela Vanegas ia siguroi tre pikët skuadrës kolumbiane, me golin e shënuar në minutën e shtatë të shtesës.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H gjatë ditës, Maroku mposhti Korenë e Jugut 1:0.

Golin e vetëm e shënoi Ibtissam Jraidi, në minutën e gjashtë.

Edhe Haaland shënon dy gola për kualifikimin e Norvegjisë Botërori 2026 Haaland shënon dy gola për kualifikimin e Norvegjisë

Kolumbia ka gjashtë pikë në këtë grup, ndërsa Gjermania e Maroku kanë nga tri pikë në dy ndeshje të luajtura.

Koreja e Jugut eliminohet. Mbetet në pozitën e fundit, pa pikë.