Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Dembele shkëlqen me “hat-trick”, Franca fiton grupin

Ousmane Dembele

Ousmane Dembele ka shkëlqyer duke realizuar “hat-trick” në fitoren bindëse të Francës.

Franca të premten në xhiron e fundit të Grupit I e mposhti Norvegjinë me rezultatin 4:1.

Sulmuesi i PSG-së, Dembele, e hapi serinë e golave në minutën e shtatë.

Fituesi i Topit të Artë e realizoi edhe golin e dytë në minutën e 20-të.

Një minutë më pas, Norvegjia e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin që e realizoi Thelo Aasgaard.

Dembele e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 32-të duke realizuar për 3:1 .

Golin e fundit për Francën e shënoi Desire Doue në minutën e 94-t.

Edhe Dembele shkëlqen në pjesën e parë me “hat-trick” Botërori 2026 Dembele shkëlqen në pjesën e parë me “hat-trick”

Franca e mbyll grupin në pozitën e parë me nëntë pikë. Norvegjia e përfundon fazën grupore në pozitën e dytë me gjashtë pikë.

Të dyja përfaqësueset tashmë e kanë siguruar avancimin në fazën nokaut.

Për Norvegjinë ishte humbja e parë pas dy fitoreve radhazi.

Lexo përditësimet tjera
Ousmane Dembele

Franca përfundon lidere e grupit