Erling Haaland ka shkëlqyer duke realizuar “hat-trick” të shtunën për Përfaqësuesen e Norvegjisë.
Norvegjia shënoi fitore të thellë 5:0 ndaj Izraelit në ndeshjen që ishte e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi i Manchester Cityt, Haaland, e realizoi golin e dytë në minutën e 27-të, golin e katërt në minutën e 63-të dhe golin e pestë në minutën e 72-të.
Ai humbi edhe penallti në minutën e gjashtë.
Norvegjia i prin Grupit I me 18 pikë. Italia e zë vendin e dytë me nëntë pikë.
Nëntë pikë ka edhe Izraeli në pozitën e tretë. Estonia ka tri pikë në vendin e katërt dhe Moldavia është në pozitën e fundit pa pikë.