Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nkunku do të luajë në Premier League në vitin 2023

Nkunku do ta provojë veten në një ligë tjetër në karrierën e tij si profesionist.

Pasi luajti te PSG-ja në vitin 2015 në Ligue 1 të Francës, në vitin 2019 u transferua në Bundesligë te skuadra e Leipzigut.

Dhe tani, francezi do të bëhet pjesë e Premier Leagues në Angli, në verën e vitit të ardhshëm.

“L’Equipe” ka konfirmuar të shtunën se Christopher Nkunku ka pranuar që t’i bashkohet Chelseat për një transferim në vitin e ardhshëm.

Nkunku ishte pjesë e listës së Didier Deschampsit për Botërorin e këtij viti, por u lëndua në gjurin e majtë në seancën stërvitore pak para nisjes së Kupës së Botës.