Sulmuesi i Arsenalit, Eddie Nketiah, është pajtuar që ta vazhdojë kontratën edhe për shumë vite tjera me “revolveristët”.
23-vjeçari, të cilit i skadonte kontrata në fund të këtij muaji, ka luajtur në 92 ndeshje për ekipin e parë të Arsenalit dhe ka shënuar 23 gola qëkur debutoi me seniorët e skuadrës në vitin 2017-të.
Ai e mbylli sezonin e fundit në formë shumë të mirë. Ishte titullar në tetë ndeshjet e Arsenalit dhe shënoi pesë gola.
“Jam shumë i lumtur që Eddie po qëndron me ne. Ai përfaqëson vlerat e klubit për të cilat punojmë të gjithë së bashku. Jemi shumë të lumtur që ai e ka vazhduar kontratën dhe tani duhet të punojmë e ta zhvillojmë talentin e tij të madh, si dhe personalitetin të cilin ai e ka”, theksoi trajneri i skuadrës Mikel Arteta.