Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nketiah mund të largohet nga Arsenali

E ardhmja e sulmuesit Eddie Nketiah tek Arsenal është vënë sërish në dyshim, pasi “Topçinjtë” e përfshinë emrin e tij në listën e lojtarëve që do të largohen në fund të muajit.

“Daily Mail” ka bërë të ditur se anglezi tash e disa kohë ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës që i skadon në fund të këtij muaji.

Por marrëveshja me 23-vjeçarin nuk është arritur ende pasi Nketiah ka kërkuar të ketë më shumë minuta për të mbetur në “Emirates”.

Sulmuesi i krahut ka luajtur 826 minuta në Premier League sezonin e shkuar duke shënuar pesë gola.

Artikuj të ngjashëm