Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nketiah do ta vazhdojë kontratën me Arsenalin

Eddie Nketiah është pajtuar të vazhdojë kontratën me skuadrën e Arsenalit.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se sulmuesi ka pranuar kushtet e ofruar nga londinezët.

Klubi anglez i ka ofruar rritje të pagës 23-vjeçarit dhe kontratë pesëvjeçare.

Me kontratën e re anglezi do të mbetet pjesë e klubit deri në vitin 2027.

Edicionin që lamë pas, Nketiah në 28 ndeshje në të gjitha garat realizoi 10 gola.

Ai është pjesë e Arsenalit që nga viti 2017.