Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se klubi dëshiron t’ia vazhdojë kontratën Eddie Nketiahas.
Ai ka thënë se sulmuesi 22-vjeçar është i rëndësishëm për të ardhmen e Arsenalit.
Futbollisti i Anglisë sezonin aktual ka shënuar pesë gola në shtatë paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin.
Pesë golat e shënuar i ka për Kupë të Anglisë.
“Ne po provojmë ta mbajmë atë. Ai dëshiron sa më shumë të luajë dhe të bëhet i rëndësishëm për skuadrën. Ne dëshirojmë që ai të mbetet”, ka thënë Arteta.
Nketiah me skuadrën angleze ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.