Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një kampionat me shumë favoritë dhe që mund të japë një skuadër më shumë për Evropë

Edicioni i kaluar, që nxori Dritën kampione në xhiron e fundit të Superligës në futboll, u vlerësua të ishte më interesanti që nga paslufta.

Por një edicion edhe më rivalizues parashikohet të jetë ky që nis të shtunën me ndeshjen ndërmjet Ferronikelit dhe Trepçës '89. Këto dy skuadra bashkë me kampionen Dritën, nënkampionen Prishtinën dhe Llapin vlerësohen të jenë pesë skuadrat që do ta zhvillojnë garën deri në fund për ta fituar titullin e kampionit për edicionin 2018\2019, shkruan sot Koha Ditore.

Pesë skuadrat e cekura, nga trajnerë të futbollit vlerësohet të jenë në nivel më të lartë se shtatë skuadrat e tjera të elitës, si nga aspekti financiar ashtu edhe nga fondi i lojtarëve.

(Tekstin e plotë lexoji sot në Koha Ditore)