Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nisin hetimet për gjyqtarët e akuzuar për racizëm në ndeshjen PSG-Istanbul Bashakshehir

UEFA ka hapur procedura disiplinore për dy zyrtarë rumunë pas akuzave për racizëm gjatë ndeshjes së fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve në dhjetor, ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Istanbul Bashakshehirit.

Ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 0:0 pasi gjyqtari i katërt, Sebastian Coltescu, u akuzua se përdori term racist drejt trajnerit asistent të Bashakshehirit, Pierre Webo.

Të dy, Coltescu dhe gjyqtari asistent, Octavian Sovre, mund të dënohen për thyerje të rregullave disiplinore të UEFA-s.

Lojtarët e të dyja ekipeve u larguan nga stadiumi “Parku i Princave” pasi Webo tha se është fyer në bazë racore. Ndeshja u mbyll pas vetëm 14 minutave, shkruan BBC.

Ish-sulmuesi kamerunas, Webo, u ndëshkua me kartonin e kuq për shkak të kalimit të vijës.

Takimi u mbyll në ditën vijuese me gjyqtarë të tjerë, ndërsa PSG-ja fitoi 5:1.