Sport

Arrestohet trajneri i PSG-së

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, dhe djali i tij janë arrestuar si pjesë e hetimit mbi dyshimet për racizëm në një prej ish-klubeve të tij, Nice.

Galtier dhe djali i tij, John Valovic-Galtier janë marrë në mbajtje për t’u marrë në pyetje, raportoi AP.

Galtier, i cili është duke u larguar nga PSG-ja, por ende nën kontratë, mohoi akuzat se ai bëri komente raciste dhe anti-muslimane kur ishte në krye të klubit francez kur shpërtheu skandali në fillim të këtij viti.

RMC Sport dhe media të tjera franceze publikuan raporte duke cituar një email të rrjedhur nga ish-drejtori i futbollit të Nices, Julien Fournier, drejtuar pronarëve të klubit, në të cilin ai akuzoi Galtierin se kishte thënë se kishte shumë lojtarë të racës së zezë dhe myslimanë në skuadër.

Në një deklaratë të lëshuar nga avokati i tij për mediat franceze, Galtier tha se ishte "i habitur kur mësoi për raportin fyes dhe shpifës" dhe tha se do të ndërmerrte veprime ligjore.