Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germaini kanë humbur tri nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa trajneri Christophe Galtier ka kërkuar “reagimin e një kampioni” para ndeshjes që e luan në udhëtim te Nice.
Nice – PSG zhvillohet të shtunën dhe nis në orën 21:00.
I takon xhiros së 30-të të elitës së futbollit francez.
PSG-ja mbetet e para ende në Ligue 1 të Francës me 66 pikë.
Por dy humbje rresht, nga Rennesi dhe Lyoni, si dhe eliminimi nga Liga e Kampionëve nga Bayern Munichu në muajin e kaluar, kanë vënë dyshime te skuadra parisiene nëse do të mund t’i bëj ballë presionit të madh.
PSG-ja ka probleme në mbrojtje pasi Sergio Ramosi dhe Presnel Kimpembe mbeten të lënduar, kurse kësaj liste i është shtuar edhe Nordi Mukiele.
Edhe
Pas shkëlqimit në Champions, PSG-ja tani luan me Nicen
Neymari është jashtë fushës deri në fund të sezonit për shkak të operimit në nyjën e këmbës.
Ndeshjen e parë të këtij sezoni francez, PSG-ja e fitoi 2:1, por ishte mundur dy herë nga Nice vitin e kaluar.
Në ligë kishte pësuar disfatë 1:0, kurse ishte eliminuar nga Kupa e Francës, me të njëjtin rezultat.