Paris Saint-Germaini do të luajë në udhëtim te Nantesi të shtunën nga ora 21:00, në ndeshjen e xhiros së 22-të të elitës së futbollit francez.
Megjithatë, kjo ndeshje do të zhvillohet në hijen e lajmeve për largimin e Kylian Mbappes.
Mbappe pritet që në verë t’i bashkohet Real Madridit.
PSG-ja pas 21 ndeshjeve të luajtura në Ligue 1 të Francës prin në tabelë me 50 pikë.
Nantesi vetëm me fitoren e xhiros së kaluar ndaj Toulouset i ka ikur zonës që dërgon në kategorinë e dytë franceze për tri pikë.
Nantesi në vendin e 12-të ka 22 pikë.
Skuadra parisiene i ka shkaktuar 49 humbje kësaj skuadre, më shumë se çdo kundërshtar tjetër në histori të klubit.
Edhe
PSG-ja e pandalshme, përballet me Nantesin
PSG-ja e drejtuar nga Luis Enrique vjen në këtë ballafaqim pas fitores 2:0 ndaj Real Sociedadit në mesjavë.
Skuadra e madhe franceze nuk ka pësuar humbje në udhëtim në elitën franceze tash e 12-të muaj.
Ka 13 fitore e katër barazime në ndeshjet në udhëtim.