Paris Saint-Germaini do të luajë kundër Nantesit në Ligue 1 të Francës të shtunën në orën 21:00, në kuadër të xhiros së 26-të.
Ky ballafaqim do të zhvillohet në “Parkun e Princave”, me PSG-në që vazhdon të mbetet lider në elitën franceze të futbollit, me 19 fitore nga 25 ndeshje.
PSG-ja ka 60 pikë, tetë më shumë se Marseille, që është përcjellësi i parë i parisienëve, e që u mposht në xhiron e fundit 3:0 në shtëpi, pikërisht nga Parisi.
Nantesi, ndërkohë, është në mesin e tabelës.
Me 28 pikë të grumbulluara, Nantesi është në zonë komode dhe nuk rrezikon rënien nga liga.
Me Kylian Mbappen, Lionel Messin dhe Neymarin në formë, Christophe Galtier synon tjetër fitore të lehtë në ligë, për të luajtur më pas ndeshjen e madhe ndaj bavarezëve në Ligën e Kampionëve.
Mbappe aktualisht ka 17 gola të shënuar në ligë dhe shifrën e 200 golave për klubin e regjistroi në vikendin e kaluar.
Nantesi fitoren e fundit ndaj PSG-së e kishte arritur në shkurt të vitit 2022, ndërsa herën e fundit kur këto dy ekipe janë ballafaquar, PSG-ja fitoi 3:0.
Marseille e mbyll këtë xhiro me duelin e së dielës nga ora 20:45, në udhëtim te Rennesi.