Paris Saint-Germani ia ka shkëputur kontratën trajnerit Christophe Galtier. Në njoftimin e klubit nuk bëhet e ditur arsyeja. PSG-ja ka falënderuar francezin për punën e bërë gjatë një viti.
Ai me PSG-në e fitoi titullin e kampionit në Francë në edicionin 2022/2023.
Trajneri Galtier, dhe djali i tij në fund të muajit të kaluar u arrestuan si pjesë e hetimit mbi dyshimet për racizëm në një prej ish-klubeve të tij, Nice.
Galtier mohoi akuzat se ai bëri komente raciste dhe anti-myslimane kur ishte në krye të klubit francez kur shpërtheu skandali në fillim të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm