Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Galatasaray e akuzon Mourinhon për racizëm

Jose Mourinho

Klubi i madh turk, Galatasaray, ka akuzuar trajnerin e Fenerbahçes, Jose Mourinho, për “deklarata raciste”, pas derbit të së hënës mbrëma që përfundoi 0:0.

Pas barazimit në ndeshjen e tensionuar, Mourinho ka thënë se “në stolin e Galatasarayt kanë kërcyer si majmunë”, derisa ka folur për referimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja u drejtua nga slloveni Slavko Vinçiq. Të dy klubet kërkuan që ai të jetë refer.

Galatasaray, që ka mbajtur epërsinë prej gjashtë pikëve, ka thënë se do të bëj kallëzim penal ndaj portugezit.

Mourinho ka theksuar se nëse ndeshja do të drejtohej nga një arbitër turk, do të shndërrohej në katastrofë.

Mourinho u pyet për paraqitjen e mbrojtësit Yusuf Akcicek dhe tha: “Më duhet të falënderoj referin. Pas një aktrimi të madh në minutën e parë dhe me stolin e tyre duke kërcyer si majmunë për shkak të një të riu, një gjyqtar turk do të kishte dhënë karton të verdhë pas një minute dhe pas pesë minutash do të më duhej ta zëvendësoja atë. Unë shkova në zhveshtoren e gjyqtarit pas ndeshjes. Sigurisht që aty ishte edhe gjyqtari i katërt, gjyqtar turk. I thash ‘faleminderit që erdhe këtu, erdhe për një ndeshje të madhe’. Dhe iu ktheva gjyqtarit të katërt dhe i thashë ‘po të ishe arbitër kjo ndeshje do të ishte fatkeqësi’”, ka thënë Mourinho.

Rivaliteti mes dy klubeve është shumë i madh.