Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona gjobitet nga UEFA pas sjelljeve raciste të tifozëve

Racizmi

Barcelona është gjobitur për sjellje raciste të tifozëve të saj dhe disa akteve të tjera të bëra në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit.

Përveç për racizëm, UEFA e ka gjobitur Barcelonën edhe për shkak të fishekzjarrëve dhe dëmtimit të stadiumit në “Parkun e Princave”.

Klubi spanjoll do të paguajë gjobën prej 32 mijë eurove.

Barcelona fitoi me rezultatin 3:2 në Paris, por u mposht të martën mbrëma në ndeshjen kthyese me rezultatin 4:1 dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Barcelona nuk do të mund t’u shesë as bileta tifozëve të vet për ndeshjen e radhës në një garë të UEFA-s.

Edhe Caktohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Barcelona -PSG Futboll Caktohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Barcelona -PSG

Barcelona po ashtu duhet ta kontaktojë Paris Saint-Germainin brenda 30 ditëve, për t’i rregulluar dëmet e shkaktuara në stadium nga tifozët e vet.

PSG-ja në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të luajë kundër Dortmundit.