Euro 2024

UEFA heton për racizëm Shqipërinë e Kroacinë

Shqipëria

Kroacia të premten ka marrë gjobën më të madhe nga UEFA për ndonjë përfaqësuese në “Euro 2024”, ndërsa është dënuar për herën e tretë.

Federata e Futbollit e Kroacisë ka njoftuar se është gjobitur me 105 mijë euro nga UEFA për sjellje jo të mirë të tifozëve në ndeshjen e fundit të fazës grupore ndaj Italisë.

Kroacia e Shqipëria mund të marrin tjetër dënim. “Associated Press” ka njoftuar se po hetohet për racizëm ku u përfshinë tifozët kroatë e shqiptarë, në ndeshjen Kroacia – Shqipëria, që përfundoi 2:2.

Federata e Futbollit të Kroacisë u dënua për gjuajtje të gjësendeve në fushën e lojës me 45 mijë euro, për ndezjen e fishekzjarrëve me 30 mijë euro dhe për sjellje të papranueshme të tifozëve me 30 mijë euro.

Për ndeshjen kundër Shqipërisë, Kroacia kishte marrë gjobë prej 27 mijë e 500 eurove për shkak se tifozët ndezën dhe hodhën fishekzjarrë.  Tri gjoba për tri ndeshje i janë ndarë Shqipërisë, e fundit të enjten.

Federata kroate ka përfituar 9.2 milionë euro nga UEFA për pjesëmarrje në Evropian.

LEXO EDHE: